Pas reshjeve të shumta të shiut përmbytjet janë rikthyer në Shkodër. Deri më tani janë përmbytur 1330 hektarë tokë.
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës në fshatin Bërdicë e Sipërme.
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m).
Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm. Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm. Lumit Kir ka prurje të shumta.