Më i mirë Juli apo Genti? Ermali jep një përgjigje ”befasuese” përballë zgjedhjes së vështirë

Me siguri të gjithë jeni fansa të grupit të famshëm “The SHBLSH”, i përbërë nga Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj.

Megjithëse prej vitesh ky grup ‘u shpërbë’ dhe djemtë një herë e një kohë i prishën marrëdhëniet e tyre, tashmë gjithçka është në rregull dhe janë sërish miq të mirë.

Mirëpo, në “Afterparty-n” e Luana Vjollcës, Ermal Mamaqi u vendos përballë zgjedhjes më të vështirë, duke iu dashur të zgjedhën njërin prej miqve të tij.

“Julian Deda apo Gentian Zenelaj?”- ishte pyetja të cilën aktori e superoi me sukses e diplomaci, duke bërë një miksim të emrave e mbiemrave të tyre.

“Julian Zenelaj”, tha ai duke qeshur. “I kam të dy si dy pjesëtarë të familjes, nuk i ndaj dot”, tregoi Ermali.

Përsa i përket jetës së tij personale, Ermali tha me shaka se vajzat nuk e kanë ngacmuar as kur ka qenë beqar, e jo më tani që është i martuar.

Ai u shpreh se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të. Më pas Ermali tha se e do më shumë bashkëshorten e tij dhe i bëri një dedikim romantik drejtpërdrejtë.

“Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh Mamaqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...