Kujdes! Reshjet gjatë natës në vend, ARRSH: Rrugët që kanë probleme

Në shumë zona në Shqipëri gjatë natës kanë reshje shiu me intensitet të lartë dhe janë shkaktuar probleme ne disa rrugë të vendit.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, por edhe reshjeve të dëborës në disa zona, ka pasur rrëshqitje toke në disa zona.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në mediat sociale bën me dije se nuk ka pasur shumë probleme në rrugët kombëtare dhe se qarkullimi vijon normalisht.

“Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, sqaron ARRSH.

Po ashtu mësohet se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Më tej ARRSH deklaron se punonjësit e saj dhe kontraktorët janë në terren për të riparuar çdo problem në rrugët e vendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...