E pazakontë/ Macja bën ‘gjëmën e papritur’, futet në kabinën elektrike dhe lë pa drita një lagje të tërë

78

Një mace është bërë shkaktare për rënien e zjarrit në një kabinë elektrike në lagjen e ‘Shesë’, të qytetit të Librazhd-it.

PUBLICITET

Macja e cila është futur në kabinën elektrike, ka bërë të mundur një lidhje të shkurtër te transformatori, çka ka bërë që kabina të përfshihet nga flakët masive dhe e gjithë lagjja të mbesë pa drita.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi i teknikëve të OSHEE-së po punon për rikuperimin e difektit dhe rikthimin e energjisë elektrike te banorët e lagjes.

PUBLICITET