Burri pozitiv por gruaja negativ, zbuloni pse disa njerëz nuk infektohen me COVID edhe kur janë kontakte (Studimi)

Kanë qenë jo të pakta rastet kur njëri nga partnerët, burri apo gruaja, është infektuar me COVID, ndërsa partneri tjetër jo, pavarësisht se jetonin në të njëjtën shtëpi.

Raste të tilla janë raportuar kudo, duke shtyrë mbi 250 laboratorë në të gjithë botën, të koordinuar nga Universiteti Rockefeller u New Yorkut, për të nisur studimet.

“Kur ka një pandemi, faktorët ndikues janë patogjeni, transmetuesi dhe mjedisi, ky është konteksti në të cilin zhvillohet infeksioni”, shpjegon Giuseppe Novelli, që merret me gjenetikën në poliklinikën Tor Vergata në Romë.

Ai thotë se ata po studiojnë ADN-në e personave, dhe bëjnë lidhje statistikore bazuar në moshën dhe gjinin.

“Ne së pari u përqendruam te të sëmurët rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, domethënë nuk janë në gjendje të prodhojnë interferon, që është molekula e parë mbrojtjes”, tha Novelli.

Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshime të tjera gjenetike të subjekteve rezistentë ndaj virusit, atyre që nuk sëmuren ose infektohen.

“Imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat, ekziston edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi ynë imunitar qelizor,

i cili është ai që mban kujtesën e kalimin kohës, shumë më gjatë sesa antitrupat që mund të zhduken”, shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...