Braçe ironizon Bashën: Lexon ‘Ariun Masha’, po të ishte libër pa figura do e zinte gjumi atë, para fëmijës

66

Numri dy i qeverise, Erjon Braçe ironizon kreun e PD Lulzim Basha, pas fotos që publikoi dje bashkëshortja e këtij të fundit, teksa i lexonte një libër vajzës.

PUBLICITET

“Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri”, shkruan Braçe, ndërsa thotë se Basha ka zgjedhur një libër të lehtë me figura, se të ishte më i vështirë do e merrte gjumi para vajzës së tij.

“Plasi rrjeti; Pse po lexon librin ariu masha me figura e pak tekst ne kete moshe?! Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri! Mos i kerkoni ketij te lexoj libra me te veshtire, e keni kot; Nese do ishte nje liber me i veshtire, pra pa figura, do zinte ate gjumi para femijes”, shkruan Braçe.

PUBLICITET