Stuhi në Shkodër/ Uji rikthehet në rrugët e Obotit, rriten prurjet edhe në 3 hidrocentralet e Drinit

Reshjet e dendura të shiut të 24 orëve të fundit nuk kanë sjelle pasoja të renda në zonën e Nën Shkodrës, për shkak se gjatë këtyre ditëve, uji që përmbyti thuajse të gjitha njësitë administrative është tërhequr ndjeshëm.

Gjatë kësaj të diele është regjistruar një rritje e lehte e niveleve te lumit Buna, Drin, dhe Kir por edhe liqenit të Shkodrës dhe për pasoje është rritur me rreth 50 hektarë sipërfaqja e përmbytjeve duke shkuar ne mbi 750 hektarë ne total.

Ndërkaq, uji është rikthyer ne rrugën e Obotit, duke arritur në 35 centimetër dhe kalimi bëhet vetëm me ane të mjeteve të larta.

Edhe në 3 hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin ka një rritja të prurjeve, ku sipas drejtuesve arrijnë në kuotën e 880 m3/s. Gjithsesi shkarkime po bëhen vetëm nga hidrocentrali i Vaut të Dejes, me 710 metër kub ujë në sekondë ne total.

Pozitiv është fakti se në 3 hidrocentralet niveli, është disa metër larg pikës maksimale dhe kjo do të thotë se nuk ka vend për shkarkime të menjëhershme edhe në raste të prurjeve masive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...