Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Shkodër, përmbyten 748 hektarë tokë

112

Reshjet e shiut ditët e fundit nuk kanë qenë me intensitet shumë të madh, por sërish në Bashkinë Shkodër ka pasur përmbytje.

Bashkia e Shkodrës njofton se në territorin e Bashkisë Shkodër 748 hektarë, nga të cilët 198 tokë e pakultivuar, 535 foragjere të dyta dhe 15 hektarë grurë.

Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 centimetra dhe nuk mund të kalohet me mjete të ulëta. Po ashtu bëhet me dije se ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Gërryerja e tokës bujqësore vazhdon edhe nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme./tvklan.al