Piu shurupin “magjik” kundër koronavirusit, infektohet ministrja e Shëndetësisë

Kishte marrë publikisht një “shurup magjik” kundër koronavirusit, i cili në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një përzierje mjalti me arrë moskat, dhe pretendonte se ai bënte mrekulli kundër sëmundjes.

Madje e përshkruante si një pije të natyrës hyjnore. Por shurupi i jashtëzakonshëm duket se nuk i bëri punë ministres së shëndetësisë në Sri Lanka, Pavithra Wanniarachchi, e cila rezultoi pozitive ndaj Covid 19 pas dy testeve e pasi kishte qëndruar dhe në izolim.

Vetëm muajin e kaluar, mijëra persona ishin mbledhur në qytetin Kegalle, në veriperëndim të Sri Lankas, për të marrë një dozë të “ilaçit magjik” i cili, sipas Wanniarachchi do t`i mbronte nga pandemia.

Komuniteti shkencor kishte paralajmëruar kundër administrimit të këtij produkti të paraqitur si një mrekulli, si një recetë për të shpëtuar njerëzimin nga koronavirusi, pretendon këto të cilat nuk mbështeteshin në ndonjë bazë shkencore.

Në këtë vend, nuk është çudi që popullata të përdorë “magjinë” kundër sëmundjeve të ndryshme,e për këtë arsye fakti që vetë Ministrja e Shëndetësisë kishte marrë mjekimin e bërë në shtëpi, brenda kufijve nuk bëri ndonjë bujë të madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...