“Mos bëj kështu se mërzitet mami dhe babi”, Shprehja e gabuar kur fëmija kërkon vëmendjen e prindit po ai s’është në humor

138

Nga Lira Gjika

“Mjaft se më mërzite”, “mos bëj kështu, se mërzitet mami apo babi” “po edhe nëna me gjyshin mërziten” po edhe mësuesit e përdorin këtë shprehje.

Të gjithë të rriturit i tregojnë fëmijës se ata mërziten, kur fëmija demostron një gjë apo do të tërheqi vëmëndjen e të rriturit, kur ka nevojë për ta, mirepo të rriturit nuk janë gjithnjë me humor të mirë.

Fëmija duhet ta dijë se kur duhet të flasë dhe si duhet te flasë e sillet me të rriturin, që të mos e mërzisë, ndërsa të rriturit jo.

Ata janë të rritur dhe nuk kanë nge të merren në çdo kohë me fëmijën dhe ta mësojnë atë, fëmijën, me seriozitet e përgjegjsi. Këto shprehje janë të zakonshme në komunikimin tonë me fëmijët. Është e vërtetë, që përdoren gati në mënyrë të pavullnetshme nga të rriturit, por duhen shmangur nga komunikimi me fëmijën, nëse vërtetë i duam ata dhe, që të bëhen më të mirë e të zot se ne.

Fillimi i mospërdorimit të këtyre shprehjeve do të jetë i vështirë, por mbas pak kohe, do të ndihemi mire, që nuk i përdorim, sepse edhe fëmijët do të jenë më të qetë e më të sigurt e të hapur me prindërit e të rriturit e tjerë./Living.al