Do shkollohej në Rumani por nuk kishte ekonomi, Balla: Babait i ra telebingo disa ditë para se të ikja…

195

Deputeti i Ps-së Taulant Balla si rrallë herë ai ka dhënë një intervistë tek rubrika “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, ku ka folur më me detaje për jetën e tij private.

Ai ka kujtuar momentin kur kishte fituar një bursë për shkollim në Rumani dhe nuk kishin shumë kushte të mira ekonomike.

Për ta dërguar djalin e tyre në shkollë, prindërit duhet të kërkonin ndihmë tek të afërmit, por për fatin e mirë disa ditë para se Taulanti të ikte në Rumani,

babai i tij fitoi telebingon diku tek 600-700 mijë lekë të vjetra që në atë kohë ishin të mjaftueshme për t’u nisur për në shkollë.