70 vite të martuar, çifti i aventurave shuhet brenda pak minutash prej COVID, do merrnin vaksinën për pak ditë

459

Ata qëndruan të pandarë gjatë 70 viteve të martesës dhe vdiqën brenda pak minutash në një spital të Ohajos pasi ishin prekur nga COVID-19.

PUBLICITET

Sipas CNN, Dick Meek, 89 vjeç dhe Shirley Meek, 87 vjeç do të merrnin dozën e dytë të vaksinës më 19 Janar, datë e cila përkonte edhe me 90-vjetorin e Dick Meek.

Vajza e tyre tha se ata kishin qenë gjithmonë bashkë që pasi u njohën në shkollë të mesme. Ata kishin festuar 70-vjetorin e martesës më 22 Dhjetor të vitit të kaluar.

Çifti ishin prindër të 5 fëmijëve dhe gjyshër të 30 nipërve dhe mbesave. Gjatë kohës që kishin qëndruar bashkë ata njiheshin edhe si çifti i aventurave duke u hedhur me parashutë nëpër botë.

Çifti doli pozitiv për Covid-19 më 26 dhjetor. Ata kishin shfaqur fillimisht simptoma të ftohjes të cilat vazhduan për disa ditë duke i detyruar t’i nënshtroheshin testit./mv.abcnews.al

PUBLICITET