Zbulon ku do të kandidojë Lulzim Basha, po Berisha? Bardhi: Ku të dojë vetë

98

Lideri demokrat Lulzim Basha pritet që të udhëheqë listën e PD-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi.

“Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi në studion e emisionit “Java”. Po Berisha? “Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë” u shpreh ai.

PD-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, por Bardhi tha se janë në detajet e fundit të paktit. “Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar.

Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” tha Bardhi./ db/Abcnews.al