Vjedhja e kalit në Shkodër, grabitësit e kthejnë pas transmetimit në Stop

Më datë 6 Janar, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi vjedhjen e kalit të qytetarit Florjan Halicukaj në fshatin Derragjat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 15 Shtator 2020.

Stop publikoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku dukeshin dy djemtë të rinj që kishin marrë kalin.

Policia kishte nisur hetimet për këtë vjedhje, por pavarësisht nuk kishte mundur të identifikonte dy autorët edhe pse ishin mëse të dukshëm në pamjet e kamerave të sigurisë.

Por, pas transmetimit të rastit në emisionin Stop, qytetari Florjan Halicukaj thotë se të nesërmen e ka gjetur kalin në shtëpi.

Dy të rinjtë që e kishin marrë, e kishin kthyer sërish por pa e njoftuar pronarin.

“Pas transmetimit tuaj, e panë në televizor, kali më është sjellë gjatë natës edhe në mëngjes, kur jam zgjuar, kam dalë me kry punët e mia dhe kam vrejt kalin në oborr. Falë jush kali më erdhi. Shumë faleminderit prej emisionit tuaj. Si e kanë marr e si kanë pru”, është shprehur ai. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...