Vetëm një pyetje, multimilioneri ofron 1 milion dollarë kush e gjen përgjigjen

124

Një multimilioner nga Las Vegas, ka krijuar një konkurs, ku ofron 1 milion dollarë shpërblim. E vetmja gjë që duhet bërë është të gjendet përgjigja e pyetjes: “A ka jetë pas vdekjes?”

Robert Bigelow, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes.

75-vjeçari njoftoi se shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes.

Ndërsa ërgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor.l.k/abcnews.al