Situata e përmbytjeve në Shkodër: Niveli i ujit i lartë, në Obot kalohet vetëm me mjete të larta

118

738 hektarë totale toke qëndron e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Bashkia e Shkodrës ka informuar se deri më tani rruga e Obotit kalohet vetëm me mjete të larta për shkak se niveli i ujit arrin në 15 centimetra. Po ashtu është përmbytur edhe ujësjellësi në Oblikë, ndërkohë që furnizimi i banorëve me ujë është bërë nga UKSH-ja.

Raporti i plotë i bashkisë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota maksimale 6.30 m).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota maksimale 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota maksimale 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 738 Ha

Tokë e pakultivuar 198 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha

Grurë 15 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15 cm.

Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 95 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

Grurë 5 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 100 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha

Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A. Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.//tvklan.al