Sabri Fejzullahu nuk ka dashur që i biri të bëhej këngëtar, arsyen pse e tregon Ermali

Ermal Fejzullahu dhe Sabri Fejzullahu janë dy emrat më të dashur për shqiptarët. Marrëdhënai e tyre gjithmonë ka qenë mjaft e fortë, gjithmonë kanë qenë bashkë jo vetëm jo vetëm prej faktit se janë babë e bir, por edhe për pasionin e përbashkët që kanë për muzikën.

Rrugëtimi i Ermalit në botën e muzikës filloi në një moshë shumë të hershme dhe brenda pak kohësh ai mori një famë të madhe.

Megjithëse shumë mund të mendojnë se shkak i famës së tij ka qenë Sabriu, këngëtari ka treguar se në fakt kjo e ka penguar.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, këngëtari ka treguar se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e Sabriut dhe të krijojë një identitet të tijin.

Ermali tregoi se në fakt ai mund të mos ishte bërë këngëtar kurrë nëse do kishte dëgjuar të atin, sepse ai donte që të bëhej djalë i mirë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Sabriu. Këngëtari falënderoi publikisht të ëmën, duke u shprehur se ajo e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e tij.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd.

Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”- tha Ermali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...