Gjermani ‘mbyll’ kufirin me Shqipërinë, nga e diela duhet testi kundër Covid-19

Qeveria gjermane ka marrë sot vendimin që prej së dielës do duhet që të gjithë shqiptarët të bëjnë testin kundër Covid-19.

Në një postim në mediat sociale, ambasada e Gjermanisë në Shqipëri shkruan se “Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria”.

Kjo do të thotë se që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani për “personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të larduhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2.”

Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera. Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani.

Më tej sqarohet se “dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht”.

Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...