Rikthehen reshjet, ja çfarë ndodh me motin në fundjavë në Shqipëri

Nisi kështu një situatë tjetër meteorologjike. Reshjet e shiut të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.

Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve.

Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img