ZONAT E PERMBYTURA NE SHKODER, BANORET KERKOJNE DEMSHPERBLIM

126

Dajçi vijon të mbetet nje ndër zonat më të prekura nga përmbytja e ndodhur nje jave me pare , duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

PUBLICITET

Administratori i njësisë administrative Dajç, Gjovalin Daragjati, e konsideron këtë situatë të krijuar gjatë 10 ditëve të fundit tepër shqetësuese dhe se vëmendja e institucioneve përgjegjëse duhet të ishtë më e madhe sa I përket marrjes së masave për ti bërë ballë kësaj situate.

Fermerët e zonës së Dajçit administratori i kësaj njësie tregon se kanë pësuar dëme të mëdha gjatë kësaj periudhe.

Zeqir Marku banor në fshatin Shirq, I bën apel shtetit qe t’i pergjigjet per demet. Sipas tij është e padrejtë të paguaj taksat ndërkohë që tokat bujqësore janë nën ujë prej ditësh.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, vijon të jetë I bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

PUBLICITET