Në temperatura nën 20 gradë, Putini zhytet në ujin e akullt për të nderuar Epifaninë

304

Lideri rus Vladimir Putin ka lënë mënjanë pallton e tij të ngrohtë dhe në temperatura -20 gradë Celsius është zhytur në ujin e aktullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

PUBLICITET

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse Putin po merr pjesë në ceremoninë e Epifanisë. E dini, është tradita e tij. Ai mbetet besnik i zakoneve ,” u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, Dmitry Peshkov.

Sipas ritualit, Putini u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.

Vladimir Putin nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Këto janë imazhet e para zyrtare të Putin duke u futur në ujin e akullt që nga 19 janari 2018, kur ai u pa duke bërë të njëjtin ritual, për të njëjtin rast.

PUBLICITET