‘Sokol Balla të zë vendin në çdo televizion?’ Rudina Xhunga i përgjigjet pyetjes së sikletshme

322

E ftuar në “Shiko kush luan”, Rudina Xhunga u bë pjesë e disa prej rubrikave zbavitëse, por edhe të sikletshme të emisionit. Një prej tyre ishte edhe “Ndaje ose digju”, ku Rudina u pyet nga Anita Haradinaj rreth Sokol Ballës dhe faktit që ai “i zë vendin” në çdo televizion.

PUBLICITET

“Rudina, si është e mundur që në çdo televizion ku ti ke punuar më parë ka ardhur më pas Sokol Balla dhe ty prandaj të është dashur të largohesh. Sot në “Shiko Kush Luan” duam të dimë nëse ka qenë kjo zgjedhje e juaja apo ka patur arsye të tjera?! Ndaje me ne ose digju…” ishte pyetja që i drejtoi Anita dhe Rudina vendosi të përgjigjet duke mos pranuar “të digjet për Kol Ballën”.

“Nuk ka qenë zgjedhja ime, nuk ikën njeriu me qejf që të të pasojë Koli. Por herën e fundit kam pyetur burrin: Në ‘Dritare’, po erdhi Koli, çfarë bën ti? Im shoq tha: Me ty përjetë në ‘Dritare’, me Kolin jo! Kështu që unë nuk i ndahem, do jem vetëm në ‘Dritare’, deri në fund. Se me frikë është kjo punë ”, -u shpreh Rudina me të qeshur.

PUBLICITET