Ish-deputetja Oriola Pampuri është ‘zënë ngushtë’ nga djali i saj i madh, i cili i ka kërkuar publikisht të dijë se në cilën moshë është e gatshme që të presë të dashurën e tij në shtëpi.
E ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, Pampuri tha se është një nënë strikte dhe nuk është dakord që djali i saj ta prezantojë me një vajzë deri në moshën 28-29 vjeç.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Henrik Zotaj u shpreh se kur i biri të futet në Universitet, është i lirë t;ua prezantojë.