‘Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne’, Çiljeta Xhilaga humb njeriun e saj të afërt (Foto)

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga. Inxhinieri ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo në një postimi në Instagram, përmes së cilit i ka dhënë lamtumirën. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar disa fjalë prekëse.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City. Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj. Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregëtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...