Zgjedhjet e 25 prillit rikthejnë fuqishëm Jozefina Topallin, ja ku do të kandidojë: “Jam gati të bashkoj forcat me…”

649

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të gjithë politikanët po bëjnë lëzijet e tyre për të qenë pjesë e partisë futuese.

Ditën e sotme, Jozefina Topalli ka dhënë një intervistë për “A2 CNN” ku ka treguar ka vendosur të kandidojë në 2 qarte atë të Tiranës dhe Shkodrës.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim tha se ka vendosur të përqendrohet vetëm në këto qarqe megjithëse sigurisht kryesorja mbetet Tirana. “Ka një nen në Kodin Zgjedhor që i jep mundësi kryetarëve të partivë të kandidojnë në katër qarqe.

E sigurt që do të jem në Tiranë dhe në Shkodër. Nuk kam caktuar qare te tjera, do jem e përqëndruar kryesisht në Tiranë.” -tha ajo.

Më tej ajo shtoi se është e gatshme të bashkojë forcat me opozitën por vetëm me 1 kusht, që Lulzim Basha të mos jetë kryeministër. Ajo dëshiron që kreu i shtetit të mos jetë i korruptuar.

Lexo edhe:   Zgjedhjet vendore/ “Fatos Nano me kandidat për kryetar bashkie