Tronditese te “Shefqet Ndroqi”, Erion Dasho: Disa mjekë marrin nga 3 mijë euro për të dërguar pacientë në Turqi

822

Mjeku Erion Dasho, duke iu referuar skandalit të mbrëmshëm te spitali “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare i mori 8 milion lek vajzës së një paciente me Covid për t’i shërbyer, thotë se gjatë pandemisë ka pasur dhe ka përfitues të tjerë.

- PUBLICITET -

Dasho në shkrimin e tij tregon se cilët janë përfituesit e tjerë që janë “majmur” gjatë pandemisë së Covid-19, dhe ndalet tek disa mjekë e infermierë “kompetentë”, që marrin sipas tij deri në 3 mijë euro për të referuar pacientë në Turqi.

“Një tjetër kategori ishin shpenzimet për kurim jashtë shtetit ku ndërthurreshin tre pëfitues – kompanitë e çarterave mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe, shpesh, mjekët apo infermierët sekserë në Shqipëri. Këta të fundit (një grusht “kompetentësh”),

kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë. Në se sillet në vëmendje që disa qindra pacientë kanë shkuar në Turqi për kurim, llogaritë janë të lehta për t’u bërë”, shkruan ndër të tjera Dasho.

- PUBLICITET -