“Shëndetësia falas ishte një mashtrim”, Spahia publikon videon…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i drejtohet qeverisë Rama se për 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë,

duke i sjellë në vëmendje edhe skandalin e publikuar një ditë më parë nga emisioni investigativ “STOP” me sanitaren që i mori rreth 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje në “Shefqet Ndroqi. Spahia thotë se shëndetësia e falas premtuar nga qeveria Rama është një mashtrim.

Ndër të tjera Spahia thekson se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe se me Lulzim Bashën kryeministër, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë në Facebook:

Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.

Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.

Vendit i duhet ndryshimi. Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...