Sazan Guri shkakton të qeshura në studio: Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier

Ambientalisti Sazan Guri ka prezantuar librin e tij më të ri “Albumi Albanologjik”.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar më shumë detaje rreth këtij libri, ku padyshim nuk kanë munguar as batutat që e karakterizojnë Gurin.

Ndër të tjera, ai u ndal tek një prej botimeve të tij të mëhershme, në të cilin ka elementë të kuzhinës shqiptare dhe emërtime të saj.

Guri kujtoi edhe momentin, kur moderatori Blendi Fevziu e kishte ftuar në emisionin “Opinion” pikërisht për të folur për kuzhinën, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

“Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier. Si ka mundësi i thash? Epo më ke shkruar një libër, më tha”, u shpreh Sazan Guri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...