Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë për 3 ditë…

Pas rastit të sanitares që u shtir si infermiere, Tire Alldervishi, një i afërm i një pacienteje me COVID ka denoncuar një tjetër rast korrupsioni në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë!

Për mikrofonin e Report Tv, ai thotë se ka paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdesen për të afërmin e tij. Këtë pagesë, rrëfen se nuk ia ka kërkuar askush, por shprehet se është i detyruar ta bëjë, që bluzat e bardha të bëjnë punën e tyre.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, thotë familjari.

Se sa e vërtetë është kjo deklaratë, u mbetet autoriteteve ta faktojnë. Por në mesin e frikës dhe pasigurisë, ka edhe familjarë që i besojnë shërbimit nga bluzat e bardha dhe e lënë gjithçka në dorë të tyre.

“Ilaçe, supra, ia çojmë vetë me dëshirën tonë. Kemi besim te spitali, njerëz janë ato. Ushqimet janë të freskëta. Zoti para doktor para. Shërbimi ka ecur në rregull, sëmundjen që i ka hedhur, vetëm zoti i vlerëson. Kemi pasur komunikim nga pastruesja deri të mjekët, me pastrueset që t’i lajnë.

Doktorët po stresohen më shumë se vetë ne familjarët. I kam sjellë lëng limoni, lëng molle, lëng mishi, kemi therur një zog të freskët, këto. Ne jemi tirons, kemi mundësinë që i sjellim diçka”, tregon një tjetër.

“I kam sjellë pampersa, nuk na i kërkon njeri, i sjellim vetë. Për bluzat e bardha nuk kemi gjë, edhe pse shëndeti i saj nuk është mirë. Kam komunikim me mjekët dhe kryeinfermierët. Nuk konsumon ushqime gruaja, vetëm lëng frutash. Pampersat dhe pomadë nuk ka spitali, vetëm ilaçe. Nuk më kanë kërkuar lekë mjekët, e pashë skandalin. Ne thjesht e kemi dëgjuar, mua nuk më ka kërkuar njëri lekë.

Kemi pasur shpenzime, marr ilaçe dhe i çoja te Urgjenca, nuk ka qenë e shtruar, e çoja të urgjenca i bëja ilaçe në mëngjes dhe darkë, i bëja serum dhe gjilpëra që i kishim blerë vetë, por u përkeqësua gjendja. Vij nga Laçi çdo ditë. Isha i prekur dhe vetë, e kalova me pak probleme, 3 ditë kisha temperaturë, kam 3 javë që kam dalë negativ thjesht kam kollë”, shprehet qytetari.

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop” më zë e figurisë, të denoncimit të vajzës dhe pranimit nga sanitarja Tire Alldervishi se i kishte marrë paratë dhe i kishte mbajtur të gjitha për vete, policia e Tiranës nuk vonoi ta vë në pranga për akuzën e korrupsionit ndërsa hetimet vijojnë për përfshirjen e personave të tjerë të dyshuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...