Pak ditë më parë përmes një dedikimi të ndjerë, të dhimbshëm që të bën të përjetosh emocione të forte, moderatorja Fiori Dardha zbuloi se nëna e saj ndërroi jetë.
Ajo i kushtoi mamasë së dashur fjalët më të bukura ndërkohë që në të tretat e largimit të saj nga kjo botë, Fiorit iu desh të rikthehej në punë. Të gjithë e dinë se ajo është pjesë e emisionit “Boom” xhirimi i të cilit këtë herë ishte shumë më i vështirë se të tjerat.
Fansat e shumtë e pyetën se si ndihet tani që po i rikthehet jetës normale edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga ngjarja e trishtë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan:
“Po! M’u desh të hyja në studio dhe të regjistroja “Boom” në të tretat e mamit tim. Bëra dhe grim, krijova një atmosferë në studio, madje edhe buzëqesha me batutat e Rozit. Televizioni ka kërkesat e tij. Kush punon në TV e ka të ndaluar të sëmuret dhe të mbajë zi” -thotë ajo ndër të tjera.