Qeveria gjermane mohon t’i ketë dhuruar doza vaksine Shqipërisë

Pyetur nga Euronews Albania nëse i ka dhuruar vaksina Shqipërisë, qeveria gjermane reagoi duke mohuar që të jetë vendi “misterioz” i Bashkimit Europian që i dha Shqipërisë 957 doza.

 

Sebastian Gülde zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë gjermane u shpreh se: “Qeveria Federale Gjermane nuk ka çuar asnjë dozë vaksine tek asnjë vned. Ne nuk kemi informacion rreth donatorit”.

 

Ditën e sotme mediat raportuan se vendi i origjinës së dozave të ardhura nga një shtet dhurues, që sipas kryeministrit Edi Rama ka kërkuar të mbetet anonim ishte Gjermania. Megjithatë, mes mungesës së transparencës për mënyrën e sigurimit të tyre, çmimit dhe kushteve të ruajtjes, duket se vendi dhurues është ende i panjohur për shqiptarët.

 

Në dy ditët e para të vaksinimit, janë bërë 110 injektime tek mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve, ndërsa kryeministri ishte gjithashtu mes personave të parë që u vaksinuan./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...