Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë për darkën te Nusreti

Darka politiko biznesore në Dubai, që u shëndërrua në një aferë shtetërore, ishte produkt i një rastësie.

Ashtu sikurse është traditë për restorantin e të famshmit Nusret, një kamera e lokalit filmon të gjithë të ftuarit për t’i postuar ata me mburrje në faqen e saj në Instagram. Kështu ndodhi edhe me të ftuarit shqiptarë, që sikurse duket edhe nga pamjet, e pikasën që po filmoheshin.

Ata bënë të gjitha përpjekjet më pas që ta zhduknin atë video, por dëmi tashmë ishte bërë. Ajo kishte përfunduar te ndjekësit shqiptarë të rrjeteve sociale dhe ishte përhapur me shpejtësinë e një orteku.

Memet, ironitë dhe pyetjet që ngriheshin ishin të shumta: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për “për punë”, po zyrtarët e kabinetit të kryeministrit ç’punë patën në Dubai?

E vënë në alarm, qeveria u mundua të japi një sërë justifikimesh dhe vetë Rama u ul në kompjuter për të prodhuar alibi për darkën, ku ishin parë me pamje Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, biznesmeni Zamir Mane dhe Arbjan Mazniku e Endri Fuga

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...