Nisja e vaksinimit/ Brataj tregon kur hiqen përfundimisht masat kufizuese

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për situatën e Covid-19.

 

Brataj tha se masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për Covid-19.

 

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë.”

I pyetur për efektet anësore të vaksinës, shefi i Urgjencës Kombëtare tha se efektet janë normale, si të gjitha vaksinat e tjera.

 

“Vaksina është e këshillueshme edhe për ata që e kanë kaluar, do ta bëjë pa asnjë hezitim. Por ka një listë prioritare. Kur të na vijë radha edhe ne do ta bëjmë. Plani i vaksinimit është i qartë. Së pari personeli shëndetësor për tre arsye: pasi është më i rrezikuar, është burim infektimi dhe krijon probleme me menaxhimin e spitaleve. Pastaj me fashat e riskuara.

 

Vaksina e jep efektin pas javës së parë të dozës së dytë. Efektet anësore janë të përbashkëta për të gjitha vaksinat. Ka pasur dhimbje koke, lodhje, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinimit por këto janë të gjitha efekte që jepen nga të gjitha vaksinat. E rëndësishme është që janë edhe të përkohshme. Vaksina ndaj bëhet për të zgjuar imunitetin”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...