E ëma humbi jetën tek Shefqet Ndroqi, denoncimi i fortë i vajzës: Sanitarja u hoq si infermiere, më mori 8 mln lekë (Video)

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

 

Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

 

“Në fund të Nëntorit, mami im është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Skaneri të gjitha kanë dalë që ka qenë me Covid. Ia kemi bërë të gjitha në mënyrë private në shtëpi. Kishim marrë mjekë privatë, oksigjenin, të gjitha. Nuk mundi t’ia dilte dot. I plasi hemorragji nga hundët, i bien parametrat dhe ishim të detyruar ta çonim në spital. Morëm ambulancën, shkojmë në spital e lejnë për 3 orë brenda në ambulancë dhe në ato momente nuk njihnim asnjë. Infermierët ishin shumë në mbingarkesë”, tha vajza.

 

Si ranë në kontakt familjarët e pacientes me pastruesen e këtij spitali, e cila fillimisht u hoq si infermiere?

 

“Një zonjë në derë më thotë jam infermiere. Emri i saj është Tire Alldervishi. Thotë nëse ke nevojë për ndihmë se të shikoj shumë të ngarkuar, më thuaj se unë jam shumë infermiere. Ishte pa uniformë në ato momente. Më tha do ngjitem, do vishem dhe më prit poshtë të vishem. E prita, aty më merr numrin e telefonit zonja dhe më thotë që do mbajmë kontakt më prit tek lokali. E pres, vjen poshtë dhe më thotë situata është shumë e rëndë dhe siç e ke parë dhe vetë është një mbingarkesë shumë e madhe dhe na duhet pagesa që infermieri apo mjeku t’i rrijë tek koka apo kushdo tjetër”, tregoi ajo.

 

Ndër të tjera, vajza tregoi të gjithë mekanizmin që është përdorur nga sanitarja për korrupsionin.

“Turni i parë që në mëngjes ishte 50 mijë lekë për infermierët, 50 mijë lekë për Tire Alldervishin, 20 mijë lekë për sanitaren. Përveç kësaj një ditë ishte 100 mijë lekë për doktoreshën dhe 50 mijë lekë ishte për ditën tjetër për doktoreshën. Pastaj vinte turni tjetër dhe ishte e njëjta histori. Me të njëjtën shumë. Të gjithë lekët i merrte Tirja. Asaj i dhënë të gjitha lekët. Takimet janë bërë nga ajo. Kam mesazhet nga mami im që më thotë ku je se po të pret Tirja për të marrë lekët e infermierit sepse ka ndryshuar tuuni. Herë pas here detyrohesha të lija punën që të kapja turnin e ndërrimit të mjekëve që të jepja lekët. Ishte si një lloj detyrimi. Lija punën që të shkoja të bëja pagesën”, tha vajza.

 

Ajo shtoi më tej se i ka dhënë sanitares 8 milionë lekë të vjetra.

 

“Shuma që Tirja nga unë ka marrë është 8 milionë e pak lekë të vjetra. Duke qenë shumë ditore 250, 300 për një muaj dhe shumë e shumë të tjera që blija e i fusja në spital. Ushqimin e fusja vetë. Ujin e fusja vetë. Pampersin vetë. Insulinën vetë. Ilaçin e gojës e të gjitha gjërat që spitali duhet t’i ketë. Edhe pse mami im sot nuk jeton më, ka ndërruar jetë me 25 Dhjetor arsyeja është duke qenë se jemi shtet dhe kemi dëgjuar nëpër media që shëndetësia është falas, shëndetësia nuk kishte as edhe termometër. Mamaja ime më kërkonte me mesazhe, më sill termometër se më duhet për temperaturën. Që nga uji, më sill ujë për të pirë. As ujë dhe unë ia çoja vetë. Të gjitha i kam të shkruara që mami i kërkonte nga jashtë duke filluar nga ushqimi, uji dhe të gjitha, pampersi dhe çdo gjë tjetër”, ka treguar vajza e të ndjerës.

 

Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi”, i publikoi emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...