“Vaksina ka ardhur nga Dubai”, mjeku Artan Koni habit me deklaratën: Rama e bëri publike sot pas darkës të ministrave në restorantin luksoz

213

Nëpërmjet një postimi në rrjetet socilae, mjeku i njohur Artan Koni ka deklaruar se mungesa e transparencës nga ana e qeverisë për ardhjen e vaksinës anticovid sot lë vend për dyshime.

Sipas mjekut i cili thekson se nuk është rastësi që kryeministri Rama e dha lajmin për vaksinat një ditë pasi doli videoja e darkës të ministrave në një restorant luksoz në Dubai.

Koni shprehet se nëse dhurata do të kishte ardhur nga BE-ja, ata do të ishin të parët që do e bënin publik lajmin. Sipas tij, i gjendur përballë indinjatës popullore në një kohë që vendi po përmbytet,

Rama dha lajmin e ardhjes së vaksinave. Ai theksoi se dozat e vaksinës anti-Covid të mbërritura sot në Shqipëri kanë ardhur nga Dubai.