Rama nuk e tha emrin e shtetit që siguroi vaksinat anti-COVID, reagon papritur Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dalë me një reagim të papritur pas mbajtjes sekret të emrit të shtetit që na ka dhënë vaksinat anti-COVID.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Rama u shpreh i prerë se ky emër është konfidencial dhe vet ky shtet ka zgjedhur që të mos bëhet publik.

Hoxha e konsideron këtë një mjegull qeveritare dhe sjell një histori nga e kaluara.

Postimi i plotë:

Kjo “mjegull qeveritare”, per te mbajtur sekret, kush na e dha i pari vaksinen anti-Covid-19, me kujton nje histori ne kohen e “merhumit”.

Shkon dhëndëri për herë te pare ne familjen e nuses.

Mbledhur gjitha familja rrotull tryezes, se helbete kishte ardhur dhenderi i ri.

Papritur nga mezi i darkes ia jep dhenderi, “kush e gjen cfare kam une mes kembeve”???!!!

Njerezit u kapen ne befasi, disa u habiten, disa te tjere u turperuan. Ç’eshte kjo qe na ben o dhender, iu drejtua i zemeruar babai i nuses?!

Njerezit e dhenderit ne tavoline, po ashtu iu luten te mos vazhdonte me, se e beri balte.

Por dhenderi vazhdoi te veten, “me fal se mos me keni keqkuptuar, por une mes kembeve kam kemben e tavolines”…

Eh shyqyr thane te lehtesuar njerezit e mbledhur rrotull tavolines dhe vazhduan darken me mendimin se paskan nje dhender te mençur…

Pas nje ore, kur kishin kthyer dhe disa gota raki, dhenderi papritur vazhdon me gjeagjezen e vet.

“Kush e gjen çfare kam une mes kembeve”???!!!

Epo halli qe na zuri thane krushqit, duhet ti kthejme pergjigje, se nuk po e marrim vesh, ky dhender ose do jete shume i zgjuar, ose do jete budalla dhe do na ngelet ne dere…

U detyruan krushqit dhe i thane gati njezeri:”Po pse na lodh o dhender, kemben e tavolines ke, se ti nuk ke levizur nga vendi”…

Por dhenderi i befasoi serish:

“Jo, nuk e gjetet, i tha. Tani mes kembeve kam ate qe menduat heren e pare”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...