Reshjet: Nënshkodra në rrezik, rritet niveli i Bunës dhe liqenit të Shkodrës

89

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në vend, nën Shkodra tashmë është në rrezik.

Gazetari Simon Shkreli raporton se niveli i Bunës vijon që të rritet ndërsa fshati Obot gjendet në rrezikun e ujit.

Buna rrezikon që të dalë nga shtrati ndërsa situata kritike duket edhe me Liqenin e Shkodrës, i cili pritet të ketë dalje tek ura e vjetër.

Probleme me energjinë nuk ka, ndërsa banorët e fshatit Obot kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Një prej tyre thotë për mikrofonin e ABC se banesa e tij nuk është përmbytur, por situata duket kritike.

Po ashtu, gazetari Shkreli raporton se hidrometri tregon probleme në zonën e Dajçit, kur prurjet po arrijnë një pikë kritike.