Në fyt ato karkalecat/ Rama flet për darkën luksoze të ministrave të tij

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ndjekësve në Facebook në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mbytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijëet jetima plus çfarë më vjen keq,

janë disa servila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një ndjekës.

Përgjigjet e kryeministrit:

-Mos u mb yt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor,

mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s’ka asnje lidhje,

ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img