Vendi nën ujë, Balluku raporton për situatën nga Dubai

Shqipëria ndodhet nën “pushtetin” e ujit orët e fundit, ndërsa në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet ka folur edhe Belinda Balluku, ministrja e Infrastrkturës dhe energjisë.

Kjo e fundit po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar, por jo në terren ku qindra hektarë janë përmbytur dhe shumë shtëpi janë nën ujë. Balluku gjithçka po e monitoron dhe raporton nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministrja u shfaq në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile duke raportuar shifrat para kryeministrit nga qyteti i kullave shumekatëshe dhe njoftuar KQZ-në që ndodhet për një vizitë zyrtare atje.

Pikërisht më 8 janar ajo ka njoftuar se do të merrte pjesë në takimin për koordinimin e projektit të marinës së Durrësit dhe ballinës ujore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke lexuar shifrat e përgatitura nga stafi i saj, Balluku u kujdes të thotë se masat i kishte marrë më herët me kaskadën e Drinit, gjë që sipas saj shmangu pasojat katastrofike. Madje Balluku gjeti kohë tu përgjigjet edhe akuzave të opozitës edhe pse tashmë qindra hektarë tokë janë nën ujë.

Më konktretisht, kjo e fundit është shprehur se:

Ne kemi nisur nga puna para 10 ditësh duke qenë të përgatitur për këtë situatë, duke marrë masat e duhura, kështu që e kemi gjetur veten të përgatitur dhe kaskada për të parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës. Dua të them që të të gjithë zëvendës ministra kanë qenë në komunikim direkt,

kemi përdorur TV duke pasur kështu mundësinë për të informuar publikun orë pas ore qoftë për situatën e energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST, kështu që të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se 2 javët e fundit.

Qytetet kryesore janë zhytur nën ujë, ndërsa vlen të theksohet se kjo është hera e tetë që Shqipëria është nën ujë gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Por ndërsa shqiptarët kanë hallin e ujit, kryeministri po zhvillon një vizitë në Turqi dhe Greqi, për të cilat pak informacion u ka dhënë shqiptarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...