Skandali/ Dy ditë pas ndërtimit, “shkërmoqet” ura në Vaun e Dejës

481

Viti i Ri ka nisur me ‘vrull’ për rilindasit, të cilët mundohen të japin iluzionin se në Shqipëri po punohet.

- PUBLICITET -

I tillë është një rast që ka ndodhur në Bashkinë Vau i Dejës ( fshati Hajmel), ku administratori i komunës Zef Pashuku, në profilin e tij në Facebook ka bërë me dije se është ndërtuar një urë në këtë fshat.

Por ka mjaftuar vetëm një natë me reshje shiu dhe siç duket nga disa pamje të mbërritura në redaksinë tonë, ajo është shkërmoqur komplet. Siç shkruan dhe qytetari, shqetësimi kryesor është se çfarë bëhet me paratë tona dhe se si menaxhohen ato.

Mesazhi i mbërritur nga qytetari:

Verifikoje pak bashkin e Vau-Dejesit dje u be ura ne Fshati Hajmel sot u prish. Kjo ure u inagurua dje ne fshati Hajmel te bashkis Vau-Dejes qe mund ti gjeni ne statusin me emer Zef Pashuku duke u mburrur per punen e rilindjes sot u shemb qe duket nje ur e mbeshtetur ne balt.

A i shikjon qe kan hjek tubat dhe gjeje te statusi i Zef Pashukut qe eshte administrator i komunes se hajmelit qe e pranon edhe ai.

Po pas rrezimit te ures. Skam kurr far interresit personal vetem se urrej padrjetesit dhe vjedhjet qe behen nje bashki te beje nje ur hava pa bazament pa mure ansore ajo dihet qe shembet.

Ndërkohë fotoja më poshtë tregon postimin që ka bërë administratori i komunës Zef Pashuku dy ditë më parë.

- PUBLICITET -