Publikohen mesazhet e fundit të Kujtim Prodanit: Është …

270

Nje nder miqte e Kujtim Prodani te ndjere, Vasil Sofokli Tole ka publikuar nje pjeses nga mesazhet e fundit me te nga celulari nderkohe qe ishte i shtruar ne spital.

Ne foto duket se Prodani e ka cilesuar kete semundje si nje “flame” dhe se shpresonte se do e kalonte se shpejti.

Mirepo nuk ishte e thene ashtu sic ai vete uronte pasi Kujtim Prodani u nda nga jeta ne moshen 57 vjecare pasi ishte infektuar me covid.

Ja cili ishte postimi i plote i Vasil Sofokli Tole:

“Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take.

Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur.

Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar!

Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë!

Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim.

Lamtumirë artist!”