Niko Peleshi “lë nam” në konferencën me Ramën: Fshati Obot është përmbytur si gjithmonë, doja të thoja është rrethuar me ujë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë bilancin me dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut gjatë orëve të fundit duke bërë edhe gafën e tij në konferencën ndërministrore.

Peleshi ngatërrohet duke thënë se fshati Obot është përmbytur si gjithmonë dhe më pas përpiqet ta rregullojë duke thënë se është rrethuar në ujë.

Më pas sqaron se data 11 do të jetë pika më e lartë ku do të ketë reshje intensive dhe zonat më të rrezikuara janë qarku i Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës.

Niko Peleshi: Janë rritur nivelet në Bunë, Drin e Kir, fshati Obot si gjithmonë për shkak se është nën nivel, është përmbytur. Dua të them është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë edhe mjetet e ushtrisë. Prurjet janë 10 herë më të mëdha Me këtë ritëm se mund të duket prurje e madhe, hidrocentralet mund të përmbahen në shkarkimet e tyre. Nuk rrezikojnë përmbytjet në zonat me kritike siç është Shkodra.

Nuk na bën pesimistë, pasi sot, deri në orën 01:00 do të ketë reshje mesatare. Më pas do të bien sërish, kështu që na krijojnë një lloj frymëmarrjeje. Për sa i përket Lezhës…janë evakuuar dy familje. Përsa i përket jugut, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në Borsh. Është e mirë relativisht. Niveli i ujit është 6.2 metra. Kemi një rënie të lehtë të këtij niveli.

Pika më e lartë, pra më intensive e reshjeve do të jetë data 11 në qarqet Kukës, Shkodër, Lezhë ku do të arrijë 80-100 mm. ndërsa në Durrës, Tiranë, Vlorë e Berat do të jetë e ulët dhe e mesme, në datën 12 do të ketë reshje të herëpashershme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...