HYRJELAJMEOPINION“LSI po bëhet lesh e li”, Romeo Kara shpërthen ndaj Monika Kryemadhit...

“LSI po bëhet lesh e li”, Romeo Kara shpërthen ndaj Monika Kryemadhit dhe nuk lë gjë pa thënë

Pak orë pasi ish-deputeti i LSI Nasip Naço deklaroi largimin e tij nga kjo parti dhe bashkimin e tij me PS, Monika Kryemadhi reagoi përmes një postimi në rrjetet sociable.

“Direktiva ime e vetme është të mbështesim gjeneratën e re, t’u japim atyre mundësi dhe shpresë. Për të krijuar një mjedis ku rinia e sheh Shqipërinë si shtëpi për të ndërtuar të ardhmen”, shkruante Kryemadhi.

Pikërisht nisur nga kjo deklaratë e Kryemadhit, duke nënkuptuar se Naço ishte një gjeneratë e vjetër dhe partia e saj synon vetëm gjeneratën e re, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kara shkruan se nën udhëheqjen e Kryemadhit LSI realisht po bëhet ‘lesh e li’, dhe nisur nga logjika e saj duhet të largojë edhe Petrit Vasilin, i cili është moshatar në Nasip Naçon.

“Sipas prononcimit të Mones në shkrimin bashkangjitur, njerezit e moshes nga Mona e poshte, jane brezi i ri, ndersa ata nga Mona e larte, perfshire edhe Nasipin, jane brezi i vjeter, të cilet sipas saj, duhet t’i hapin rrugen brezit të ri.

Vete Mona eshte pikerisht në moshen e duhur për ti komanduar të dy brezat. Dhe të mendosh qe Mona mezi po pret te bashkepunoje me presidentin e ri 76 vjecar amerikan.

Dihet qe Mona eshte e gjitheditur dhe e vetemjaftueshme. Asaj nuk i duhen njerezit me eksperience, por vetem militantet zbatues te urdherave te saj.

Shpresoj shume qe t’a largoje vete Tit Vasilin, i cili eshte moshatar me Nasipin, të cilin Mona e konsideron brez të vjeter. Nen udheheqjen e saj, LSI realisht po behet Lesh e Li.

Besoj se kete udheheqje ka konsideruar si eksperiment Nasipi, kur deklaroi se, Shqiperia nuk ka nevoje për eksperimente politike.”, shkruan juristi Romeo Kara.

TE TJERA

spot_img