Kryemadhi rrëfen debatet që ka me Metën në shtëpi

Monika Kryemadhi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe debatet politike që mbizotërojnë në shtëpi mes saj dhe Ilir Metës.

Kryetarja e LSI u shpreh se e vetmja çështje politike që diskuton me bashkëshortin është djegia e mandateve nga opozita.

“Ka diçka që të jemi të sinqertë. Në marrëdhënien time familjare me Ilir Metën, politikisht ndërhyn vetëm për djegien e mandateve.

Mirëmëngjes, mirëmbrema… Vetëm këtë më përmend. Ai ka qenë kategorikisht kundër djegies së mandateve. Megjithatë koha do ta tregojë se kush kishte të drejtë.Pas 25 Prillit do të vërtetohet se kush kishte të drejtë.

Shqiptarët do t’i vlerësojnë të rinjtë dhe të rejat në listat e LSI dhe do të tregojmë se nuk jemi ajo parti që e kanë damkosur, por instrumenti që sjell stabilitet”, tha Kryemadhi për “Java në RTSH”.

TE TJERA