Goditje e fortë për Monika Kryemadhin! Një tjetër figurë e njohur politike braktis LSI-në dhe i bashkohet Ramës

Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani ka vendosur t’i bashkohet Edi Ramës.

Pas shumë rrjedhjesh në LSI-në e Tiranës dhe në qytete të tjera, edhe zoti Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Po ashtu ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste. Naço është shfaqur përkrah ministrit të Turizmit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat, në ditën e Ujit të Bekuar. Naço u shpreh se, vazhdon të jetë përkrah të majtës progresive.

“Unë do të shprehja sot edhe qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në tërë këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike, kanë nevojë për ecur përpara.

Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera.”,- tha Naço.

Foto:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...