VIDEO/ Fusha e futbollit kthehet në “pishinë” pas përmbytjeve

140

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë në 72 orët e fundit kanë sjellë situatë të përkeqësuar në Luginën e Drinos.

Kjo ka bërë që të përmbytet fusha sportive Lefter Millo në fshatin Dervican të bashkisë së Dropullit, 8 km larg nga qyteti i Gjirokastrës.

Ndërkohë përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të këtij fshati janë evidentuar përmbytje në fusha duke rrezikuar tokat bujqësore dhe bizneset që operojnë në këtë zonë.

Lexo edhe:   SHKODËR, 2096 FAMILJEVE U HIQET NDIHMA EKONOMIKE