“Shpirti motrës”, dedikimet prekëse për 25-vjeçares që humbi jetën në Portin e Durrësit: Ëngjëlli më i bukur i parajsës

Vd ekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa pasi u tërhoq nga një trajler, ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj.

Në rrjet kanë nisur reagimet dedikuar saj, të cilat shprehin ngushëllimet dhe kujtojnë me mall 25-vjecaren, e cila nuk jeton më.

“Ëngëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj. Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”.

Edhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka reaguar me një shkrim në Facebook: “Te prekur nga lajmi per humbjen e parakohshme te jetes te studentes tone, Artineda Haskasa , bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ngushellimet tona te sinqerta , U prehsh ne paqe Artined! Dekani dhe stafi i FSHPJ”.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që pritet të zbardhet nga dëshmia e shoferit 39-vjeçar, i cili është shoqëruar për në ambientet e pôlícisë. Aksídènti me pasojë vdèkjèn ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit. Ende nuk është raportuar nga policia për detaje të reja nga ngjarja tragjike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...