Ironia e Ramës për Voltana Ademin: Bashkia e Shkodrës, si hudhër për të mos marrë mësysh Shqipërinë (VIDEO)

501

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryebashkiaken Voltana Ademi, sa i përket situatës së përmbytjeve.

 

” Të vazhdojmë intensivisht këtu punë, secili e di detyrën e tij, është e rëndësishme që iu theksua nga Brace që e ka ndjekur në kohë reale që niveli i gatishmërisë dhe i reagimit në strukturat vendore, me përjashtim të një bashkie që qëndron si hudhër për të mos u marrë mësysh Shqipëria.

 

Nga pikëpamja e jetëve njerëzore, nuk ka dëm, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmërisë, ka pasur ndërhyrje të menjëhershëm,flas për njerëzit, por edhe për makinat”, tha Rama.