Blendi Fevziu ngatërron emrin e partisë, shikoni reagimin e Myslym Murrizit dhe deklaratën e fortë

Mesa duket të gjithë bëjnë lapsuse dhe kjo është e pashmangshme qoftë një gazetar i sapo dalë nga bankat e shkollës dhe me pak eksperiencë qoftë për më të suksesshmit si Blendi Fevziu.

Ky i fundit ka ngatërruar emrin e partistë të deputetit Myslym Murrizi dhe kjo nuk është lënë pa u komentuar!

Megjithëse reagimi i tij erdhi me shumë qetësi, kjo nuk u shoqërua pa disa fjalë thumbuese nga ana e tij që ende nuk kanë marrë një kundërpërgjigje nga Fevziu.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Murrizit që në fund nuk harron t’i kujtojë shqiptarëve të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Që Blendi të mos ja ngatërrojë me emrin “ pa “ dashje të vetmes PARTI POLITIKE në këto 30 vite, që nuk është krijuar nga ish-komunistë, nga ish-spiunë sigurimi, me porosi të dikujt nga pushteti apo ish-pushteti, që nuk ja ka mbledhur firmat qeveria,

që ka zhvilluar 5 seanca gjygjësore për t’u regjistruar dhe që për herë të parë gjygjtarja kërkon edhe programin e partisë në gjykatë, kur para dhe pas LDSH parti të tjera janë regjistruar për një ditë, në një seancë dhe me urdhër.

E vetmja Parti që nuk është krijuar nga ish-numrat 2 të partive te tjera( PD, PS). E vetmja Parti në 30 vite që nuk është krijuar nga ish-pushtetarë, ish-funksionarë të lartë të Shtetit (ish-president, ish-kryeministër, ish-ministra, ish-kryetar kuvendi).

Me 25 prill ftoj çdo Shqiptar që nuk është skllav dhe i verbër pas 5 hajdutëve dhe tufave të tyre politike, që prej 30 vitesh vjedhin bashkë dhe tallen së bashku në kurriz të Shqiptarëve duke bërë sikur ditën zihen dhe natën.

Te ndeshkojne me vote çdo mashtrues pushteti dhe ish pushteti. 25 prilli duhet te jete dite gjykimi per çdo individ qe kerkon voten e QYTETAREVE. Çdo parti politike duhet ta harroj qe i ka VOTUESIT prone dhe QYTETARET skllever te verber pas tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...