Bëhet paralajmërimi/ Në Shqipëri reshjet e shiut do të vazhdojnë për ditë me rradhë

94

Shërbimi Meterologjik Us htar ak parashikon që tre ditët në vijim do të karakterizohen nga shira të dendur, hera herës edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

- PUBLICITET -

 

Po ashtu do të ketë ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje, ndërsa dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore.

 

“Po ju njohim me kushtet e tre ditëve të ardhshme në vend. Do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm. Reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje.

 

Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore. Rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin”, shkruan SHMU.

- PUBLICITET -